GazetaMax
Lajme

“Hidrocentralet dëmtojnë natyrën në malin Sharr”/ Parku nacional i kërkon Qeverisë të mos japë leje

Parku kombëtar mali Sharr kërkon që Qeveria të ketë kujdes kur jep leje për shfrytëzimin e ujërave në malin Sharr për ndërtimin e hidrocentraleve pasi që dëmtohet natyra. Thonë se e kanë për obligim ligjor mbrojtjen e natyrës. Drejtori i parkut nacional Ibrahim Dehari, tha se në malin Sharr janë kërkuar edhe 8 leje të reja për ndërtimin e hidrocentraleve.

“Për fat të keq, interesat ekonomike po bëjnë shtypje të vazhdueshme për realizimin e plotë të 8 hidrocentraleve të tjera, si më poshtë: Ndërtimi i Pena 84, Pena 85 dhe Sheliçe. Ndërtimi i hidrocentraleve të vogla në lumenjtë e Bogovinës, Jelovjanit, Mazraçës dhe Dufit. Javën e kaluar, ne morëm një kërkesë të re për një hidrocentral të vogël, nën fshatin Lisec, por ne gjithashtu dhamë një mendim negativ për atë.”- deklaroi Ibrahim Dehari, drejtor i parkut nacional mali Sharr.

Sipas Deharit për disa Hidrocentrale të vogla të lumenjve të Bogovinës, Jelovjanit, Mazdraçës dhe Dufit janë ende në proces të lidhjes së kontratave koncesionare për ndërtim. Ndërsa ata mbeten në qëndrim se ndërtimi i tyre dëmton natyrën.

”Për këto, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka marrë një Vendim, por nuk ka marrë një mendim pozitiv nga IPPKMSH dhe nuk është lidhur asnjë marrëveshje koncesioni. Duhet të përmendet se për disa nga këto hidrocentrale kemi marrë të njëjtën kërkesë edhe tri herë dhe mbetemi të bindur se: Sipas nenit 75, paragrafi 1 të Ligjit për Mbrojtjen e Natyrës, zbatimi i aktiviteteve që kërcënojnë origjinalitetin e natyrës në parkun kombëtar është i ndaluar.”- tha deklaroi Ibrahim Dehari, drejtor i parkut nacional mali Sharr.

Nga parku nacional shprehin shqetësimin për jotransparencën në proceset që ndikojnë në përdorimin e resurseve, biodiversitetin dhe popullsinë lokale në territorin e Parkut Kombëtar Mali Sharr dhe në të gjithë rajonin e Pollogut.

Related posts

Ngjarje “Të rinjtë e marrin Qeverinë#”

Gazetamax.mk

Për festat e fundvitit të keni kujdes me ushqimin, alkoolin dhe në trafik, rreziqe edhe nga mjetet piroteknike

Gazetamax.mk

Gir: Për inkuadrim në BE, Qeveria duhet të jetë e vendosur për të vazhduar me reformat

Gazetamax.mk