GazetaMax
Lajme

Hill përkrah Ballkanin e Hapur

Beograd, 19 Janar- Është e mrekullueshme të shohësh kryeministrin e Shqipërisë dhe presidentin e Serbisë duke diskutuar për zgjidhjen e problemeve

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, në një intervistë për revistën serbe “Nedeljnik” ka rikonfirmuar faktin se atij i pëlqen iniciativa “Ballkani i Hapur”.

Kjo iniciativë ju mundëson njerëzve që të njihen më mirë me njëri-tjetrin. Asnjëherë në histori nuk ka pasur kaq shumë ndërveprime pozitive mes shqiptarëve nga Shqipëria dhe serbëve nga Serbia.

Hill theksoi se është e mrekullueshme të shohësh kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç “duke diskutuar për zgjidhjen e problemeve të rëndësishme për qytetarët”.

Ambasadori amerikan shtoi se ka shumë histori në këtë rajon, por këto shtete nuk duhet të jetë rob i saj”.

“Vlerësoj që kjo situatë do të zgjidhet kur dikush të marrë diçka, dhe dikush duke marrë diçka tjetër. SHBA-të kanë një qëndrim tjetër ndaj Kosovës në krahasim me Beogradin zyrtar, nuk e pengon atë të bashkëpunojë me qeveritë e Beogradit dhe Prishtinës.”

Hill vlerësoi se nuk është në interesin e askujt që të vazhdojë të jetojë me tensione në shtetet e këtij rajoni.

Related posts

Thellohet skandali me mjekun pa diplomë, 33 vjeçari kishte ndërprerë studimet në 2014

Gazetamax.mk

LAJME Moska konfirmon se gjatë natës ka goditur me raketa depot me armë të Ukrainës

Gazetamax.mk

Seancë e Komisionit për çështje evropiane

Gazetamax.mk