Hoxha shënon golin e parë me fanellën e Leeds Utd U-21

Futbollisti i ri shqiptar, Ditmir Hoxha, ka shënuar golin e tij të parë me fanellën e skuadrës angleze Leeds Utd U-21.

Hoxha u aktivizua në minutën e 71-të dhe shënoi gol pas katër minutave.

Sulmuesi i talentuar, i cili gjatë verës së kaluar u transferua nga KF Rabotniçki te Leeds United, ka gjetur rrugën drejt rrjetës me ekipin U-21 në kuadër të Kupës së Ligës së Anglisë.

Leeds United pësoi humbje 3:1 në përballjen ndaj Hartlepool United, duke e përfunduar rrugëtimin në këtë garë.

Megjithatë, lajmi pozitiv për Leedsin ishte goli i Ditmir Hoxhës, i cili realizoi golin e vetëm për skuadrën e tij të re, duke regjistruar kështu golin e parë që nga transferimi në futbollin anglez.

Burimi: botasot.info