Hungaria arreston vëllain e Orbanit, flet kryeministri Magyar

Kryeministri i Hungarisë Peter Magyar, ka konfirmuar arrestimin e vëllaut të ish-kryeministrit hungarez Viktor Orban nën dyshimin për trafikim me njerëz.

Ai në një konferencë për media tha se pas tre ish-ministrave të tij, tani është arrestuar edhe vëllai.

“Tre nga ish- ministrat e tij tashmë janë në paraburgim.”

“Ndërsa sot në paraburgim përfundoi edhe vëllai i tij.” tha Magyar duke iu referuar Orbanit.

Sipas raportimeve të Reuters, kjo erdhi pasi Agjencia Kundër Korrupcionit në Hungari kishte njoftuar për ndalimin e katër personave në lidhje më këtë çështje.  

Ish-kryeministri i këtij vendi, Viktor Orban në një reagim në Facebook kishte shkruar arrestimi ishte hakmarrje politike ndaj tij.

“Në këtë lojë të ndyrë, qëllimi është eliminimi i kundërshtarit politik dhe vendosja e një sistemi njëpartiak. Unë jam objektivi, ndërsa vëllai im më i vogël është vetëm një mjet”, shkroi  ish-kryeministri.

Të arrestuarit nuk u identifikuan nga Zyra Kombëtare për Mbrojtjen dhe Rekuperimi e Pasurive, trup ky i formuar nga Magyar për të hetuar pretendimet për korrupcion të qeverisjes 16 vjecare të Orban.

Burimi:botasot.info