I bind të gjithë

Sulmuesi Marcus Thuram ka marrë rolin e liderit tek Inter pas dëmtimit të argjentinasit Lautaro Martinez, ndërsa numëron edhe pesë gola të shënuar.

Kjo formë e treguar, ka bërë që drejtori i ri sportiv i zikaltërve, Dario Baçin, të vendosë rinovimin e kontratës së francezit si një nga prioritetet kryesore të klubit.

Marrëveshja aktuale e sulmuesit skadon më 30 qershor 2028 dhe përfshin një pagë prej gjashtë milionë eurosh neto, si dhe një klauzolë largimi prej 85 milionë eurosh.

Sipas raportimeve nga “Gazzetta dello Sport”, klubi dhe përfaqësuesit e lojtarit kanë nisur kontaktet e para dhe kanë shprehur vullnetin e përbashkët për zgjatjen e bashkëpunimit. Kontrata e re pritet t’i ofrojë Thuram një rritje page, me fokus të veçantë te bonuset e lidhura me golat dhe paraqitjet.

Për të shmangur mbingarkesën fizike, trajneri Chivu pritet ta lërë pushim sulmuesin në ndeshjen e radhës në kampionat ndaj Venezia.

Ky vendim është marrë për ta pasur lojtarin tërësisht të gatshëm për derbin përballë Milan, me synimin për të përsëritur suksesin e arritur në 22 prill të vitit 2024.

Burimi: botasot.info