GazetaMax
Lajme

“I gjithë Izraeli është nën zjarr”: Ushtria izraelite pas nisjes së sulmeve me raketa nga Irani

Ushtria Izraelite po deklaron se “i gjithë Izraeli është nën zjarr”, pas sulmeve me raketa që kanë nisur pak më parë nga Irani.

“I gjithë Izraeli është nën zjarr” – thuhet në një postim në rrjetin social “X”.

Sipas“CNN”, Irani ka lëshuar “qindra raketa balistike të llojeve të ndryshme” drejt Izraelit, në atë që Teherani e cilëson si fillimin e “përgjigjes shkatërruese” ndaj sulmeve izraelite ndaj vendit të premten në mëngjes.

“Pak më parë, me lëshimin e qindra raketave balistike drejt territoreve të pushtuara, ka filluar operacioni i përgjigjes vendimtare ndaj sulmit të egër të regjimit sionist” – raportoi agjencia zyrtare iraniane e lajmeve, IRNA.

Related posts

Ligji i duhanit nuk respektohet

Gazeta Max

Buçkovski: Pas propozimit për referendum qëndron ndikimi rus

Gazeta Max

Llojani në alarm/ Zjarri mbi fshat nën kontroll, thotë drejtori Ali

Gazeta Max