GazetaMax
Lajme

“I nguli thikën në qafë”/ Dëshmia e fqinjve: Gruaja ishte shtylla e shtëpisë! Si ndodhi vrasja në sy të fëmijëve

Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Volosit në Greqi mëngjesin e së premtes, (22 gusht). Një grua 36-vjeçare, nënë e katër fëmijëve, u vra në mënyrë brutale nga bashkëshorti i saj, i cili më pas u arratis nga vendngjarja.

Krimi ndodhi në rrugën “Konstanda”, ndersa autori i dyshuar është 40-vjeçari shqiptar, Pantelis N., i cili u largua me vrap pasi kreu aktin makabër.

Ngjarja u zbulua pasi vajza 16-vjeçare e çiftit, e tmerruar, telefonoi urgjencën pasi pa nënën e saj të gjakosur në hyrje të pallatit.

Sipas burimeve mjekësore, viktima, e identifikuar si Nikoleta M., kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes për shkak të gjakderdhjes së madhe, e shkaktuar nga goditje me thikë dhe prerje nga xhamat e thyer të derës hyrëse.

“E pashë babin të qëllonte mamin me thikë”

Dëshmia rrëqethëse e vajzës së mitur përforcon dyshimet se viktima fillimisht u godit me thikë në banesë dhe më pas u ndoq nga burri i saj në shkallët e pallatit. Pasi e arriti në hyrje, ai e shtyu drejt xhamit të derës, duke i shkaktuar plagë fatale nga copat e thyer të xhamit. Më pas, autori u largua menjëherë.

Vajza tha për median gegonota.news se prindërit e saj kishin shpesh debate dhe se kohët e fundit e ëma e kishte larguar të atin nga shtëpia. “Nuk e di pse u zunë sot… Babai e xhelozonte shumë mamanë,” shtoi ajo.

Sipas mjekëve të spitalit të qytetit, vdekja e 36-vjeçares erdhi pas traumës së rëndë nga rënia mbi xhamat e thyer.

“Një grua e qetë, punëtore dhe nënë e përkushtuar”

Banorët e pallatit ku çifti jetonte prej disa muajsh janë të tronditur. Ata e përshkruajnë viktimën si një grua të qetë, punëtore dhe të përkushtuar ndaj fëmijëve të saj. Ajo punonte në një fabrikë dhe ishte shtylla e familjes.

Çifti kishte katër fëmijë, më e madhja është një vajzë 18-vjeçare dhe më i vogli një djalë vetëm 6 vjeç.

Një grua që zotëron një dyqan pranë shtëpisë së saj deklaroi se kishte dëgjuar për vendin e vrasjes dhe se “dëgjoi se ai e kishte therur në qafë. I nguli thikën në qafë”.

Policia greke po vazhdon kërkimet intensive për arrestimin e autorit të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Related posts

“Horror” shkolla e fshatit Brezë (VIDEO)

Gazeta Max

Moti sot me diell dhe erë, Shkupi edhe më tej nën mjegulla

Gazeta Max

Panel-diskutim “Nxitja e udhëheqjes së grave dhe pjesëmarrjes së grave në politikë dhe në demokraci”

Gazeta Max