I pari pret të fundit në Prizren

Liria e Prizrenit po përgatitet për sfidën e fundjavës, ku në stadiumin “Përparim Thaçi” do të përballet me Tefik Çangën nga Tërni.

Ndeshja do të zhvillohet më 31 tetor, duke filluar nga ora 13:00.

Liria, liderja e Ligës së Parë të Kosovës, konsiderohet favorite e madhe në përballjen e javës së 13-të.

Skuadra prizrenase kryeson tabelën me 26 pikë, ndërsa Tefik Çanga po kalon një krizë të rezultateve dhe renditet në vendin e fundit, të 18-in, me vetëm shtatë pikë.

Kryetrajneri i Lirisë, Ismet Munishi, synon të arkëtojë pikët e plota për ta vazhduar rrugëtimin drejt objektivit dhe për ta ruajtur pozitën e parë në këtë rang garash.

Burimi: botasot.info