GazetaMax
Lajme

Ilire Dauti godet Halil Snopçen: Ky deputeti i Taravarit të mos na bëjë moralistin

Deputetja e ASH, Ilire Dauti, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të deputetit të ASH-së, Halil Snopçe, duke e akuzuar për hipokrizi dhe përpjekje për të luajtur rolin e moralistit, ndonëse ka qenë vetë pjesë e vendimeve diskriminuese kundrejt diasporës dhe shqiptarëve në përgjithësi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Dauti kujton se Snopçe ka qenë pjesë e Qeverisë së përbashkët me VMRO-DPMNE, kur është marrë vendimi për përjashtimin e diasporës nga përfaqësimi politik, përmes zvogëlimit të numrit të këshilltarëve në komuna dhe ndikimit në ndarjen e buxhetit.

“Vendimet nuk i merrnit vetë, duart i kishit ngjitur në të njëjtën tryezë,” shkruan ajo, duke aluduar në përgjegjësinë kolektive të partnerëve qeveritarë të atëhershëm.

Dauti thekson se nuk është momenti që të bëhen viktima apo të flasin për parime ata që, sipas saj, kanë qenë bashkëpërgjegjës për cenimin e të drejtave të shqiptarëve në diasporë dhe brenda vendit.

“Kujtesa e shkurtër është rehati për fajtorin, por padrejtësi për të vërtetën,” thekson deputetja.

Në fund, ajo kërkon tërheqjen e menjëhershme të ligjit për pushtetin lokal, i cili pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, është cilësuar si antikushteues.

“Po nuk e tërhoqën ata, nuk do ta lejojmë të kalojë ne – që çdoherë kemi qenë kundër diskriminimit dhe në mbrojtje të shqiptarëve,” përfundon reagimin e saj Ilire Dauti.

Ky postim vjen në një kohë të tensionuar politike, ku çështjet që prekin përfaqësimin dhe ndarjen e pushtetit lokal janë kthyer në pikë përplasjeje mes partive shqiptare.

Related posts

Konferencë “Ndërtimi i kapaciteteve të shkollave” me rastin e Ditëve të Erasmusit 2022

Gazeta Max

Andonovski: Bashkimi i energjisë dhe përvojës do të sjellë fitore të madhe në Gostivar

Gazeta Max

Rrëfimi tronditës i të mbijetuarës nga krimet serbe: Na hodhën granatë ndërsa shtëpia ishte plot me njerëz, humba nënën dhe 5 vëllezërit dhe motrat

Gazeta Max