GazetaMax
Lajme

Ilire Dauti: Kur “parkingu” ju zgjoi, ishte tepër vonë për reflektim

Deputetja e Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti, ka reaguar ashpër ndaj veprimeve politike të Arben Taravarit dhe grupit të tij, duke i akuzuar se për një vit të tërë kanë vepruar si aleatë të qeverisë dhe kundër interesave të shqiptarëve.

“Një vit të tërë ishit Aleancë kundër Shqiptarëve. Kur ne kundërshtonim veprimet e dëmshme të qeverisë, ju ishit pararojat e tyre,” shkruan Dauti, duke renditur një sërë akuzash konkrete:
• Mërgata shqiptare u përjashtua nga statistikat si popullsi jorezidente.
• Nuk sollët ligjin për përfaqësim të drejtë dhe hoqët balancuesin.
• Ministri i Shëndetësisë dërgoi propozim-ligje në Kuvend vetëm në gjuhën maqedonase.
• Drejtorët ekonomikë shqiptarë u larguan sipas udhëzimeve të programit të VMRO-së.
• Votuat Stoilkoviçin në krye të institucioneve.
• Kthehet ligji për branitellat, pavarësisht premtimeve publike për bojkot.
• Shkeli fjalën për ndryshimet kushtetuese.
• Kazinot nuk u mbyllën – u ridestinuan dhe u rregulluan për interesa të caktuara.

Dauti thekson se asnjë nga këto veprime nuk ka sjellë reflektim nga ana e Taravarit dhe bashkëpunëtorëve të tij, përveç kur ndodhi e ashtuquajtura “çështja e parkingut”.

“Aleanca për Shqiptarët luftohet nga të gjithë, sepse është e vërteta e të gjithëve,” përfundon Dauti, duke theksuar se kjo forcë politike matet me rezultate dhe qëndrim – e jo me servilizëm politik.

Related posts

Zëvendëskryeministri Bislimi udhëton sot për në Bruksel për t’u takuar me Lajçakun

Gazeta Max

Arrestohen dy persona nga Tetova, shantazhuan se do të publikojnë fotografi me përmbajtje komprometuese

Gazeta Max

NP “Parkingu i Qytetit – Shkup”, kryen përmirsimin dhe modifikimin e sistemit të pagesave tek “Spitali i Qytetit”, kartat e barkodit zëvendësohen me kartela elektronike

Gazeta Max