GazetaMax
Adrenaline

“Imagjinoni vetëm Haland dhe Mbape në fushë kundër njëri-tjetrit, me portierët”! Pique “ka rrjedhur”, kërkon që futbolli të ndryshohet në 1 kundër 1

Futbolli nuk po tërheq më shikuesit sa dikur. Kjo është tema aktuale që diskutohet në botë, ndërsa personazhe të ndryshme po japin mendime se çfarë mund të ndryshohet, për ta bërë atë sa më tërheqës për publikun. Drejtuesit e klubeve menduan Superligën, por qëllimi i parë i saj ishte pasurimi i tyre. Ndërkohë Pique ka dhënë një sygjerim të çmendur dhe në kufijtë e qesharakes në Tëitch. Ai u shpreh se në kohën shtesë të 30 minutave, duhet që pas 3 minutash, një lojtar të dali nga fusha e blertë për çdo ekip derisa të shënohet goli vendimtar, i fundit që mbyll lojën, si në video-lojërat. Kështu do të eliminoheshin penalltitë, ndërsa ish-mbrojtësi i Barcelonës sjell si shembull rastin e një përballje ku në fund ngelen vetëm Haland me Mbape në fushë, kundër dy portierëve.
“90 minuta ndeshje është shumë për mua. Adoleshentët nuk kanë nerva që të shohin 90 minuta ndeshje. Ata shohin 2 minuta dhe më pas futen në Instagram. Duhen rregulla më argëtuese në futboll. Nuk e di se cilat mund të jenë, nuk mendova gjatë, por mendoj se ky produkt është shumë i vjetër, ka dalë nga moda. Përshembull, një ndryshim i ri mund të ishte ky. 11 kundër 11, kur vjen koha shtesë, çdo tre minuta del një lojtar nga fusha e blertë derisa të vij goli, i cili do të mbyllte ndeshjen përfundimisht. Mbape kundër Haland. Imagjinoni një Manchester City-PSG dhe të dalin të gjithë lojtarët e tjerë. Ata e gjejnë veten duke luajtur një kundër një, plus portierët, derisa një prej tyre shënon gol”, tha Pique.
EA Sports është ideuesi i parë, pasi në një nga FIFA-t e mëparshme ekzistonte një modalitet që mund të aktivizohej dhe sipas të cilit në ndeshje çdo herë kundërshtari që shënonte gol, do të mbetej me një lojtar më pak. Për shembull, nëse një lojtar kryeson kundër një tjetri me shifrat 3:0, ai do të luante me tre lojtarë më pak. Ishte thjesht një plan nga EA Sports për t’u dhënë argëtim përdoruesëve të tij dhe për të shpëtuar nga ndeshjet e zakonshme të futbollit.

Related posts

Distria Krasniqi mposhtet nga Buchard, medaljen e bronztë do ta kërkoj me anë të repesazhit

Gazetamax.mk

Ceferin uron Agim Ademin: Progresi i bërë ka vendosur themelet për të ardhmen

Gazetamax.mk

Presidenti i La Ligas: Edhe vetë Messi është penduar që u largua

Gazetamax.mk