GazetaMax
SPORT

Infantino, kandidat i vetëm për president të FIFA-së

Presidenti aktual Gianni Infantino është i vetmi kandidat për zgjedhjet presidenciale të FIFA-s të vitit të ardhshëm, duke i hapur rrugën atij për të siguruar edhe mandatin e tretë.
Sipas një njoftimi të shtëpisë më të madhe të futbollit, FIFA, Infantino është kandidati i vetëm për zgjedhjet presidenciale të FIFA-s.
Zvicerani pasoi Sepp Blatterin në vitin 2016 dhe u rizgjodh në vitin 2019.
Ai njoftoi synimin e tij për të kandiduar për një mandat të ri në Kongresin e FIFA-s në fillim të këtij viti dhe është konfirmuar si kandidati i vetëm për këtë rol pas kalimit të afatit.
Ish-futbollisti i Zvicrës Ramon Vega kishte bërë të ditur dje synimin e tij për të sfiduar Infantinon, por nuk është në listën e kandidatëve të publikuar nga FIFA.
Infantino është anëtar i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar që nga viti 2020.
Zgjedhjet presidenciale në Kongresin e FIFA-s të vitit të ardhshëm në kryeqytetin e Ruandës, Kigali, janë caktuar për 16 mars.

Related posts

Formacionet zyrtare: Kosova – Qipro

e-max

Pronari i Milanit hap thesin, transferon yllin e Bayern Munich

e-max

Jose Mourinho shpërthen në lot pasi e dërgoi Romën në finalen e Ligës së Konferencës – ai mund të futet në histori

e-max