GazetaMax
Adrenaline

Infantino: Kosova vend special, i bekuar në futboll, me talentë në mbarë botën

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka folur në konferencë, për vizitën e tij të parë në Kosovë.
Infantino ka thënë se është kënaqësi për të, që të jetë në Kosovë, njofton Klankosova.tv.
“Për mua është një kënaqësi dhe nder të jem në Kosovë dhe të takohem me kryetarin e Federatës të Futbollit të Kosovës, me njerëzit, sepse Kosova është definitifisht një shtet i futbollit, është një shtet i veçantë, sepse Kosova u bë anëtar i UEFA-s, në vitin kur u bëra kryetari i FIFA-s, besoj që është një shenjë e mirë, ne kishim takime të shumta sot, me kryeministrin, Presidenten e Shtetit, dhe takuam të gjithë komunitetin e futbollit, referat, sponsorat dhe të gjithë”.
“Kosova është një shtet special, është një shtet i ri, është i bekuar në kuptimin e futbollit, kur sheh te talentët që ka ky shtet, por edhe në të gjithë botën”.
“Ndoshta Kosova ka më shumë jashtë se brenda shtetit, kur biseduam, me diskutuam se si mund të dërgojmë futbollin në nivelin tjetër, tashmë ka lojtarë të shkëlqyem, lojtarë që luajnë në kombëtare tjera, për shkak të që kanë lindur atje, për shkak se kanë dy nacionalite.
“Ne duam që të rritet futbolli në Kosovë, folëm për futbollin në shkolla, akademi të futbollit, një stadium nacional, për këtë shtet, një stadium që do të ishte krenari për të gjithë shtetin, që do të ishte simbol për këtë shtet të ri, me një projekt për të ardhmen”.
“Unë dua të kujtojë një person, që e kam njohur, Fadil Vokrrin, ka bërë shumë për Kosovën, për futbollin, që e kam njohur para se të bëhesh president i FIFA-s- – e kam vlerësuar lartë”.

Related posts

Ballkani debuton në garat evropiane, sot në Prishtinë përballet me Zalgiris të Lituanisë

Gazetamax.mk

Man City 4-3 Real Madrid, këto janë notat e lojtarëve

Gazetamax.mk

Zyrtare: Drummond te Bulls, do ta ketë numrin 3

Gazetamax.mk