GazetaMax
Lajme

Interesim i lartë për fotovoltaikë në Kumanovë

Kumanovë, 18 Shtator – Kriza gjithnjë më e madhe energjetike si dhe faturat e fryera për shpenzimin e energjisë elektrike, edhe në rajonin e Kumanovës, kanë ngritur interesimin për vënien e fotovoltaikëve.

Kjo sidomos tek komuniteti i biznesit si shfrytëzues më i madh i energjisë elektrike. Nga Komuna e Kumanovës njohtojnë se edhe zyrtarisht është i madh numri i kompanive private për investim në fotovoltaikë, si një ndër mënyrat për prodhimin energjisë elektrike.

Nga sektori për urbanizëm pranë Komunës së Kumanovës, njohtojnë se thashmë janë ndarë mbi 20 leje për ngritjen e centraleve fotovoltaike, për çka është lejuar programi i planifikuar.

Në centralet që planifikohet të ngriten në rrethinën e Reçicës dhe Tabanocit do të kenë fuqi  prej 10 Megavatësh  dhe prej 3 Megavatësh.

“Është ngritur iniciativa për gjetjen hapësirave, nga Agjencia për planifikim hapsinorë edhe për dy centrale njëri në afërsi të Biljanovcit kurse tjetri në rajonin ndërtimor në Kumanovë. Që të dy janë me fuqi prej 10 Megavatësh”, – tha mes tjerash Emilia Slaridis Janevskaudhëheqëse e sektorit për urbanizëm pranë komunës së Kumanovës.

Sipas saj procedurat për tu pajisur me leje për ngritjen e fotovoltaikëve është e njejtë si për entet publike poashtu edhe për personat privat. E domosdoshme është të aplikohet në sistemin e lejeve ndërtimore.

“Ne akoma po pranojmë kërkesa në sistemin për leje ndërtimore, sepse ajo që ishte e paralajmëruar nga qeveria, dhe e njejta ishte e votuar në séance, akoma nuk është sjellur ndonjë ndrzshim në Ligjin për ndërtim me të cilin do të thjeshtësohej procedura për vinen e paneleve fotovoltaike nëpër objekte, ashtuqë tëtha kapacitet industriale të cilat kanë fatura të larta për energji elktrike, drejtohen tek ne në system dhe aplikojnë. Procedura ygjatë nga 15-20 ditë po që se dokumentacioni është i kompletuar” – u shpreh Emilia Slaridis Janevska, udhëheqëse e sektorit për urbanizëm pranë komunës së Kumanovës.

Në funksion të promovimit të përfitimeve nga instalimi i fotovoltaikëve, kohëve të fundit këshilli local ekonomik e social pranë komunës së Kumanovës ka organiyuar një sërë aktivitete për komunitetin e biynesit dhe përfaqësuesve të enteve publike në Kumanovë.

Related posts

Petrovska për Krivollak: Po përgatitet stërvitja më e madhe ushtarake

Gazetamax.mk

Mirënjohja Deklarata e Republikës së Maqedonisë së Veriut iu nda Drejtorisë Doganore

Gazetamax.mk

Shpërthen zjarri në pesë lokacione të Kosovës

Gazetamax.mk