GazetaMax
Kuriozitete

Inzaghi pas humbjes: Duhet paraqitje perfekte ndaj një skuadre si Bayerni, nuk e kishim atë

Simone Inzaghi ka dhënë disa komente lidhur me ndeshjen e mbrëmshme, të cilën Inter e humbi ndaj Bayern.
Bayern Munich mposhti Interin me rezultat 0:2 dhe Simone Inzaghi thotë se skuadra duhej të bënte më mirë.
Për të pasur sukses ndaj një kundërshtari si Bayerni, Inzaghi beson se duhet paraqitje perfekte.
“20 minutat e para ishin dinamike, më pas ishim përballë një ekipi shumë instensiv, të jashtëzakonshëm, një nga më të mirët në Evropë aktualisht. Duhej të bënim më mirë për të mbuluar golin e parë, me topin nga Kimmich që kaloi përmbi. Bëmë më mirë pas atij rasti, krijuam shanse, por bëmë edhe gabime teknike me topin final” ,ka thënë Inzaghi.
“Dzeko dhe Correa kishin mundësi të kthenin lojën, por duhet performancë perfekte ndaj një skuadre sikur ajo dhe ne nuk e patëm atë. Ndeshja ishte e hapur, ne nuk duhej të pranonim golin e dytë në minutën e 67’”, shtoi mes tjerash trajneri i Inter.
Inter dhe Bayern luajnë në grupin e njëjtë me Barcelonën dhe Viktoria Plzen.

Related posts

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Gazeta Max

Draymond Green mund të largohet nga Golden State, lojtari kërkon kontratë maksimale

Gazeta Max

Postimi epik i Real Madridit për Benzeman pas fitores së madhe ndaj Chelseat

Gazeta Max