GazetaMax
Lajme

Iran, dy persona arrestohen në lidhje me rastin “magji në futboll”

Zëdhënësi i Federatës së Futbollit Iranian, Amir Mahdi Alavi, në një deklaratë për transmetuesin shtetëror tha se dy persona janë arrestuar për aktivitetet e tyre të lidhura me magjinë, transmeton Anadolu.

“Dy persona që treguan se kishin kontaktuar një magjistar u arrestuan” tha Alavi.

Duke theksuar se më shumë se 50 persona u thirrën për të dëshmuar në lidhje me rastin “magji në futboll”, Alavi theksoi se këto incidente nuk duhet të lejohen të ndikojnë negativisht në emocionet e futbollit në vend.

Kohë më parë, mediat iraniane raportuan se katër trajnerë futbolli u pezulluan nga puna për shkak të aktiviteteve të tyre që lidhen me magjinë.

Në vitet e fundit, disa trajnerë dhe futbollistë në vend kanë pretenduar se në fusha gjatë disa ndeshjeve është vendosur magji dhe se disa ekipe kanë nënshkruar kontrata vjetore me magjistarë.

Related posts

Skandal korrupsioni në Berlin: Familja nga Maqedonia mori shtetësi gjermane përmes ryshfetit

Gazeta Max

Nënkryetari Mariupolit,: S’ka ushqim për fëmijët, njerëzit po vdesin për ujë e bukë

Gazeta Max

Izet Mexhiti: 65 milionë euro për Kampusin Universitar dhe parkingun nëntokësor te Sheshi Skënderbeu në Shkup

Gazeta Max