GazetaMax
Lajme

Irani: Do të mbrohemi me të gjitha forcat kundër sulmeve amerikane

Ministria e jashtme e Iranit tha se SHBA kishte nisur një “luftë të rrezikshme kundër Iranit” duke sulmuar objektet e tij bërthamore, sipas një deklarate të publikuar nga agjencia e lajmeve Tasnim e Iranit.

“Bota nuk duhet të harrojë se ishte SHBA në mes të procesit diplomatik, ato që tradhtuan diplomacinë”, tha ministria në një deklaratë.

Bëhet e ditur se duke e përshkruar Izraelin si një fuqi “gjenocidale dhe pa ligj”, deklarata akuzoi SHBA-në për nisjen e një “lufte të rrezikshme kundër Iranit”, shkruan Reuters.

Ministria paralajmëroi se Irani ka “të drejtën legjitime për t’i rezistuar plotësisht dhe me vendosmëri sulmeve amerikane, si dhe për të mbrojtur sigurinë dhe interesat kombëtare “me të gjitha mjetet e nevojshme”.

Ajo u bëri thirrje Kombeve të Bashkuara dhe institucioneve të saj të ndryshme, përfshirë Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), që “të merren urgjentisht me këtë akt”.

Ajo gjithashtu i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së të mbajë një seancë urgjente për të dënuar sulmet.

Related posts

Gashi uron Dimal Bashën

Gazeta Max

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami ju drejtohet qytetarëve për fundvit

Gazeta Max

Autostrada ku u përplas autobusi i “Besa Trans” nuk është mirëmbajtur si duhet, kërkohet dëmshpërblim

Gazeta Max