GazetaMax
Lajme

Isen Shabani: Brenda VLEN-it po zhvillohen diskutime dhe debate, ku dëgjohen mendime të ndryshme

Kryetari i Komunës së Vrapçishtes, Isen Shabani, në një intervistë për Alsat shprehu mendimin se brenda VLEN-it po zhvillohen diskutime dhe debate, ku dëgjohen mendime të ndryshme.

Ai theksoi se kjo është një shenjë e shëndetshme e demokracisë dhe parashikoi se VLEN do të ketë një paraqitje më të mirë në zgjedhje, krahasuar me Frontin Evropian.

“Nuk mund ta komentoj debatin e fundit që po ndodh brenda VLEN-it, por e vlerësoj faktin që brenda tij po zhvillohen biseda, që është një tregues i rëndësishëm i një procesi demokratik. Disa mendime ndryshe mund të çojnë në përmirësime dhe cilësi më të lartë në fund të procesit. Besoj se ata janë më mirë të organizuar se Fronti Evropian,” tha Shabani.

Ai shtoi se ka besim se VLEN do të performojë më mirë se sa perceptohet nga opinioni dhe se, pavarësisht disa pakënaqësive, do të arrijnë në një vendim që do të jetë pozitiv për politikën shqiptare.

“Jam i bindur se do të dalin më mirë se sa duken tani. Ata mund të ulen dhe të bisedojnë, dhe në fund do të arrijnë një vendim të mirë për faktorin politik shqiptar,” përfundoi kryetari i Komunës së Vrapçishtit.

Related posts

Ish-presidenti katalunas kritikon kryeministrin spanjoll: Njohu Palestinën, por jo edhe shtetin evropian të Kosovës

Gazeta Max

Moti sot me diell dhe i freskët me temperatura deri 21 gradë

Gazeta Max

Kovaçevski: Ka ndërmarrje publike në të cilat anëtarë të bordit drejtues kanë paga më të mëdha se presidenti i shtetit

Gazeta Max