GazetaMax
Lajme

Isen Shabani dështon në fshatin e tij Gradec – banorët i kthejnë krahët pas aferave dhe ndërrimeve politike

Kandidati për kryetar komune nga Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), Isen Shabani, ka pësuar një disfatë të dukshme gjatë një takimi me banorët e fshatit të tij të lindjes, Gradec. Sipas burimeve të afërta me zhvillimet politike në komunën e Vrapçishtit, takimi u karakterizua me pjesëmarrje të dobët dhe mungesë përkrahjeje për kandidatin e AKI-së, çka shihet si sinjal i qartë i rënies së mbështetjes për të në nivel lokal.

Burime të sigurta bëjnë të ditur se zhgënjimi i banorëve ndaj Isen Shabanit vjen si pasojë e lëvizjeve të tij të shumta dhe të paqarta politike, duke kaluar herë nën ombrellën e Arben Taravarit, herë të Ziadin Selës, më pas në Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI), për të përfunduar sërish tek Ziadin Sela dhe tani si kandidat i AKI-së. Këto “akrobaci politike”, siç janë cilësuar nga qytetarët, kanë minuar besueshmërinë e tij dhe kanë ngjallur dyshime të mëdha për stabilitetin dhe qëndrueshmërinë politike të kandidaturës së tij.

Për më tepër, përmendja e aferave të shumta korruptive të lidhura me emrin e Shabanit, ka thelluar pakënaqësinë në mesin e qytetarëve të komunës së Vrapçishtit. Mospërkrahja që ai përjetoi në Gradec duket të jetë një pasqyrë reale e gjendjes së përgjithshme për kandidatin e AKI-së, jo vetëm në fshatin e tij, por edhe më gjerë në komunë.

Ndërkohë, në rritje të dukshme është përkrahja për kandidatin tjetër nga koalicioni opozitar VLEN, i cili shihet nga shumë qytetarë si një alternativë e freskët dhe më e besueshme për të sjellë ndryshimin e shumëpritur në komunën e Vrapçishtit.

Duke parë trendin aktual dhe reagimet në terren, duket se AKI, përmes kandidaturave kontraverse si ajo e Isen Shabanit, po humb terren jo vetëm në Vrapçisht, por edhe në komuna të tjera në nivel vendi, ku qytetarët gjithnjë e më shumë po i kthejnë shpinën partive që përfaqësojnë paqëndrueshmëri dhe dyshime për korrupsion.

Fryma e ndryshimit, siç po quhet në qarqet opozitare, duket se po merr hov edhe në këtë komunë, duke paralajmëruar një ndërrim të mundshëm pushteti në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Related posts

Moti sot i ndryshueshëm

Gazeta Max

Spasovski: MPB do të vazhdojë me kontrollet intensive në komunikacion

Gazeta Max

Kovaçevski dhe Rama: Gjithçka është në duart tona, me anëtarësim do të sigurojmë jetë më cilësore

Gazeta Max