GazetaMax
Showbizz

Ish banorja e Big brother, Genta Gjalpi i dhunoi vajzën, nëna: Po më dridhen duart, ajo do përballet me ligjin

Një video e bërë publike sot në rrjetet sociale ka nxitur reagime të shumta, pasi Tiktok-erja Genta Gjalpi, akuzohet se është sjellë në mënyrë të ashpër ndaj një vajze të mitur në një market.

Sipas denoncuesve, bëhet fjalë për vajzën e bashkëshortit të saj. Në pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë në market, shihet Genta Gjalpi dhe vajza e vogël pranë kasës së marketit duke bërë pagesën dhe në ato momente Genta e ka kapur vajzën nga flokët.

Më pas, vajza tenton të largohet ndërsa Genta në tentativë për ta kapur për dore rrëzohet, e ndjek duke e tërhequr nga bluza dhe e shtyn për ta nxjerrë jashtë ambienteve të marketit.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta, duke e konsideruar sjelljen e saj të papranueshme.

Për ngjarjen ka reaguar edhe nëna e vajzës, e cila në një koment krahas videos së publikuar nga JOQ, shkruan: “Unë jam nëna e fëmijës në video dhe më dridhen duart nga ajo çfarë po shoh këtu. Ky njeri që ngre dorë mbi vajzën time, që ua lë në mirëbesim të atit, do përballet me ligjin!”.

JOQ Albania publikoi sot disa pamje ku tiktokerja Genta Gjalpi shihet duke u sjellë në mënyrë të pahijshme ndaj vajzës së mitur të bashkëshortit të saj, në ambientet e një supermarketi në Tiranë.

Në pamjet filmike, Gjalpi shfaqet duke e kapur vajzën nga flokët, më pas duke e tërhequr me forcë nga bluza dhe pas një momenti rrëzimi, shihet teksa e shtyn dhe e nxjerr jashtë nga ambienti i marketit.

Ngjarja ka shkaktuar një reagim të fortë në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës kanë dënuar veprimet e saj. Ndërkohë, një reagim ka ardhur dhe nga nëna biologjike e vajzës, e cila shprehet e tronditur nga ajo që ka parë në video.

https://www.instagram.com/p/DJHT1qbNNUK/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=loading&img_index=2

Related posts

Ju prezantojmë këngëtarin e ri Kevin Prendi

Gazeta Max

3 shenjat e horoskopit që do të kalojnë vitin e ri të ëndrrave!

Gazeta Max

Mira Konçi pushime luksoze në Karaibe me vajzën pas ndarjes nga Shpëtim Saraçi! Fundi me bujë i martesës së çiftit dhe prishja e marrëdhënies së kompozitorit me të bijën

Gazeta Max