GazetaMax
Lajme

Islam Abazi betohet dhe fillon me punë, mer vendin e Ruskovskës

Shkup, 16 nëntor – Shefi i ri i Prokurorisë Themelore Publike për Prokurorinë e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PTHP NJKOK), Islam Abazi, sot ka dhënë betimin para Këshillit të Prokurorëve Publikë, ndërsa më pas ka marrë detyrën në hapësirat e prokurorisë nga Vilma Ruskovska.

Me rastin e dorëzimit të zyrës, Abazi dhe Ruskovska diskutuan për punën e mëparshme të prokurorisë dhe për punën e ardhshme.

Abazi u prononcua lidhur me fotografitë që u publikuan në rrjetet sociale në shoqërim me Nevzat Bejtën e BDI-së, duke thënë se pëlqen gjahun dhe shëtitjen në vendet malore, ndaj i ka rastisur të takoeht edhe me Bejtën

Islam Abazi zëvendëson Ruskovskën pasi fitoi 66 vota ose vetëm dy më shumë se prokurori i Shkupit Ermon Neziri në zgjedhjet e menjëhershme të 7 nëntorit, të cilat u organizuan sipas Ligjit të ri për Prokurorinë Publike.

Related posts

153 sanksione në Shkup, dhjetë prej tyre pa patentë shofer

Gazeta Max

Çimentorja “USJE” obligohet të kalojë në ngrohje me gaz natyror në afat prej pesë ditëve

Gazeta Max

Pas braktisjes masive që po ia bëjnë, Taravari fillon të fyejë

Gazeta Max