GazetaMax
Lajme

Izet Mexhiti: Arkitekti i famshëm Bajram Vardari po punon falas për Master Planin 50-vjeçar të Çairit

Në përgjigje të interesimit të qytetarëve për kostot e angazhimit të arkitektit në hartimin e Master Planit për Çairin, kandidati për kryetar komune, Izet Mexhiti, ka bërë të ditur se arkitekti me famë ndërkombëtare, Bajram Vardari, është angazhuar në këtë projekt pa asnjë kompensim financiar.

“Pra, nëse e keni fjalën për Bajram Vardari, i cili po punon Master planin për 50 vitet e ardhshme të Çairit, është shqiptar nga Shkupi, vjen nga fshati Maja e Zezë (Crnillvërvë) në komunën e Studeniçanit. Familja e tij është shpërngulur në vitet e ’60-ta dhe me vetë atë që mban mbiemrin Vardari është munduar të ruajë origjinën e tij. Vjen nga këto troje dhe është shkupjan i realizuar,” theksoi Mexhiti.

Ai shtoi se Vardari ka mbajtur pozita shumë të rëndësishme, përfshirë edhe rolin si njeriu i dytë i Qytetit të Bursës – një qytet më i madh se Maqedonia. “Këtu nuk vjen për angazhim financiarisht por për të kontribuar me dijen për vendlindjen. Është falas gjithë atë që e bën, jo vetëm ai por edhe gjithë ekipi i angazhuar në Maqedoni,” u shpreh Mexhiti.

Ky është një nga angazhimet që dëshmon seriozitetin e qasjes profesionale ndaj zhvillimit urban të Çairit dhe përkushtimin për të sjellë ekspertizë ndërkombëtare në shërbim të qytetarëve.

Related posts

Zendeli: Nuk kemi kapacitet për të luftuar vetë korrupsionin, duhet ndihmë ndërkombëtare

Gazeta Max

Xhaferi e refuzoi iniciativën e VMRO për Referendum

Gazeta Max

Vetura dhe pajisje të reja për policinë e Maqedonisë si donacion nga Gjermania (Foto)

Gazeta Max