GazetaMax
Lajme

Izet Mexhiti – Taravarit: Ti nuk po kthehesh tek populli. Ti po kthehesh tek lista e zezë!

Zëvendës kryeministri i parë Izet Mexhiti ka adresuar disa mesazhe në drejtim të Taravarit i cili sonte vendosi që të largohet nga koalicioni qeverisës.

Mexhiti mes tjerash e quan Taravarin si pengues të ndryshimit dhe se ai po kthehet tek lista e zezë.

Postimi i plotë:

– Ti nuk e solle ndryshimin. Ti e pengove ndryshimin.
– Ti nuk po kthehesh tek populli. Ti po kthehesh tek lista e zezë.
– Ti nuk po e braktis Qeverinë. Ti e tradhëtove Qeverinë.
– Ti nuk e përfaqëson frymën e anëtarësisë së ASh-së. Ti e mashtrove anëtarësinë e ASh-së.
– Ti nuk je heroi i kësaj historie. Ti je dëshpërimi i çdo shqiptari- intelektual apo i paarsimuar, punëtor ose afarist, burrë a grua- ti je zhgënjimi i secilit aktivist e simpatizant, i secilit shqiptar e shqiptare që e votoi dhe e mbështeti ndryshimin.
VLEN vazhdon rrugën e ndryshimit. I ftojmë dhe mirëpresim me bujari të gjithë aktivistët, simpatizantët dhe votuesit që ndjehen të mashtruar, të tradhëtuar dhe të lënë në mes të rrugës pa orientim.
Busulla politike e ndryshimit është VLEN. Ejani me ne!

Related posts

Mariçiq: Mbështetje për anëtarësim në BE kemi

Gazeta Max

Zgjidhja e problemit me mbeturinat, Kasami: Së shpejti në Tetovë do të vijnë investitorë nga Austria dhe Zvicra

Gazeta Max

Mijëra fëmijë përfundojnë rrugëve duke kërkuar lëmoshë e jo duke ndjekur mësimin

Gazeta Max