Kryetari i VLEN, Izet Mexhiti, në fjalimin e tij gjatë Kongresit të VLEN deklaroi se ky koalicion është shndërruar në forcën kryesore politike të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Ai theksoi se VLEN-i sot përfaqëson një subjekt të konsoliduar politik, i cili është pozicionuar si faktor kyç në skenën politike shqiptare në vend.
“Sot VLEN-i është bërë forca e parë kryesore e politikës shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Ky është momenti kur bashkimi merr një peshë të re, sepse bashkimi i vërtetë nuk matet kur fillon, por kur konsolidohet dhe merr drejtim të ri”, u shpreh Mexhiti.
Fjalimi i tij u prit si një mesazh për forcimin e mëtejshëm të unitetit brenda koalicionit dhe konsolidimin e rolit të tij në përfaqësimin politik të shqiptarëve në vend.
