GazetaMax
Lajme

Ja kur ishte për herë të fundit ishte në Kosovë Albright

Ajo sot ka ndërruar jetë.
Ish-Sekretarja amerikane e Shtetit, Madalene Albright, për herë të fundit në Kosovë ishte më 12 qershor të vitit 2019, në 20-vjetorin e shënimit të lirisë së Kosovës.
Në atë ditë ishte zbuluar busti i saj pranë Pallatit të Rinisë në Prishtinë, si shenjë falënderimi për veprimtarinë dhe kontributin e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Para të pranishmëve, Albright në ceremoninë e 20 vjetorit, kishte mbajtur një fjalim, në të cilin tregoi se sa rëndë e kishte përjetuar robërimin e kosovarëve, më 1999.
“Një djalë i vogël aty mbante një letër në të cilën shkruante unë e dua Amerikën dhe unë dua të kthehem në Kosovë. U ndala dhe bisedova me nënën e tij e cila më tregoi se gjyshi i djaloshit kishte vdekur derisa gjyshja nuk dihet nëse është e gjallë ka ngelur në Prishtinë.
Pastaj hyra edhe në një tënd kishte fëmijë e gra dhe iu thashë keni durim sepse do të ktheheni në Kosovë dhe se Nato do iu ndihmojë të bëni jetë normale.
Falë burrave dhe grave në Kfor ne e mbajtëm premtimin”,ka thënë Albright.Ajo e pranoi se liria nuk do të ishte e mundur pa shefin e saj, presidentin Bill Clinton. Në natën më kritike, ky e kishte marr në telefon.“Presidenti Clinton donte të sigurohej që Kosova do jetë e sigurt. Në natën kur nisën bombardimet më thirri në mes të natës dhe më tha Medllin avionët u nisën ne po e bëjmë veprimin e duhur. Unë ia ktheva po Zotëri President pajtohem plotësisht me ju”.
Në skenën që ishte bërë në formë të shenjës së NATO-s, për të nderuar intervenimin e aleancës në Kosovë, pas Ollbrajt fjalën e mori edhe Bill Clinton, i cili ishte po ashtu në Kosovë në të njëjtën ditë edhe ati, iu përurua një bust.

Related posts

Pal Lekaj thotë se do të kërkohet që Ramush Haradinaj të kthehet në udhëheqje të shtetit

Gazeta Max

Kovaçevski: Vendimi për ndryshimet kushtetuese jo i lehtë

Gazeta Max

Analizë: Qytetarët kanë harxhuar mbi 50 milion euro në testime për Covid

Gazeta Max