Në jetën e tij muzika nuk është diçka rastësore, kjo sepse muzika ishte një pasion i hershem, i cili vazhdon edhe në ditët e sotme.
Po flasim per Bekimin, këngëtarin nga Gjilani qe jeton prej vitesh ne Zvicer, i cili ka një përkushtim të madh për pasionin e jetës së tij, muzikën. Me një rrugëtim të gjatë në art, Bekimi u angazhua me koncerte të ndryshme ne Zvicer por sidomos me realizimin e klipeve cilat i realizon ne bashkepunim me artiste shqiptare. Numerohen shume te tille por po ndalemi tek i fundit “Jam Dardan” me tekst
LINDITA FIDA & BEKIM IBRAHIMI
Muzika nga BEKIM IBRAHIMI
Orkestrimi & Masterizimi nga ENDRIT SHANI
Realizimi Teknik: ARTFABE
Valltaret: AKA “ISA BOLETINI – Rugove e Hasit
Ambientet e xhirimit jane te veçanta
BIBLIOTEKA KOMBËTARE E KOSOVËS
UJËVARA E MIRUSHES, KOMPLEKSI MEMORIAL “DESHMORET E KOSHARES” Sponsor Swiss Musik Professional
Falë punës dhe talentit jeta artistike ka ardhur duke u rritur dhe kjo sigurisht qe i ka dhene nje trajte tjeter punes se Bekimit. Duartrokitjet e vlerësimet e publikut kanë qenë katalizatori i karrierës se tij. Pika më e fortë e Bekimit ёshtё kёmbengulja dhe durimi pёr gjёrat qё dëshiron tё arrije nё jetё.
Suksese Bekim!