GazetaMax
Lajme

Java e kontrolleve falas dhe konsultimeve me pacientë në menopauzë në KGJO

Shkup, 17 tetor – Me rastin e Ditës botërore të menopauzës – 18 tetori, prej sot deri më 21 tetor, në Klinikën universitare për gjinekologji dhe obstetrikë në Shkup do të organizohet java e kontrolleve falas dhe konsultimeve me pacientet në menopauzë.

Siç informojnë nga Klinika universitare për gjinekologji dhe obstetrikë, qëllimi i Ditës botërore të menopauzës është që të ngritet ndërgjegjësimi për këtë fazë të jetës dhe të promovohet ruajtja e shëndetit dhe mirëqenies së grave. Është e rëndësishme, siç theksohet, që pacienteve t’u shpjegohet gjithçka që do të dëshirojnë të dinë lidhur me këtë gjendje, të marrin këshilla dhe të orientohen në analiza, terapi shtesë dhe të ngjashme.

Çdo vit, në suaza botërore shënohet kjo ditë në mënyra të ndryshme – me ligjërata, tribuna, konsultime, kontrolle parandaluese dhe në shoqëri. Temat janë të ndryshme dhe përpunojnë nga një sistem organik tek femrat – këtë vit fokusi është vendosur te kujdesi për shëndet mendor (tema është disponimi, gjendja konjitive tek gratë në menopauzë).

Related posts

Arrestohet biznesmeni Asmir Jahoski

Gazeta Max

Miteva: Diplomacia në çështjen bullgare po shkon në drejtim të gabuar

Gazeta Max

Kumanovari me diplomë false të shkollës së mesme ka konkurruar për të gjetur punë në ndërmarrje publike!

Gazeta Max