GazetaMax
LIFESTYLE

Java e shëndetit të grave

Shkup, 11 maj – Në organizim të Asociacionit të Maqedonisë të gjinekologëve dhe obstetristëve (MAGO), sot në Qendrën Kulturore Informative – Shkup do të shënohet “Java e shëndetit të grave”, me rastin e Javës evropiane të shëndetit të grave (nga 8 maj deri më 14 maj 2022). Ngjarja është pjesë e fushatës së MAGO-s për sigurimin e mbrojtjes më të mirë institucionale gjatë gjithë jetëgjatësisë, si edhe informimit profesional shëndetësor për të gjitha kontrollet parandaluese dhe sjelljeve që do të kontribuojnë për ruajtjen e shëndetit të gruas.

Siç informojnë organizatorët, në ngjarje do të prezentohen aktivitetet e deritanishme dhe të ardhshme si dhe fushatat e MAGO-s të cilët me më shumë institucione relevante dhe organizata e fillojnë procesin e edukimit të vazhdueshëm për shëndetin e grave dhe nxitjen e ndryshimeve shoqërore në këtë sferë. Në këtë ngjarje folës do të jenë prof. dr. Goran Dimitrov, prof. dr. Ana Daneva, doc. dr. Daniella Ivanova Panova dhe prof. dr. Gligor Tofoski.

Nga MAGO potencojnë se qëllimi dhe nevoja e shënimit të kësaj jave të rëndësishme është t’i rrëzojmë stigmat dhe barrierat e vajzave dhe grave për shëndetin e tyre reproduktiv dhe seksual, le ta ngrisim vetëdijen për rëndësinë e kontrolleve të rregullta gjinekologjike në parandalimin e pesë llojeve kryesore të karcinomeve gjinekologjike, le ta potencojnë rëndësinë e edukimit të vazhdueshëm si edhe të sigurojmë pjesëmarrje më aktive të burrave në shëndetin seksual dhe riprodhues.

Sipas anketave dhe hulumtimeve që janë zbatuar dhe analizuar nga Asociacioni i gjinekologëve dhe obstetërve, del se 30 deri në 40 për qind e grave duke i përfshirë edhe nga kategoritë më të reja të moshave nuk e dinë se kush është shkaktari i kancerit në qafën e mitrës, ndërsa pas anketës së zbatuar mbi 60 për qind nuk shkojnë në kontroll të rregullt gjinekologjik njëherë në vit, ndërsa mbi 40 për qind në RMV nuk kanë zgjedhur gjinekolog amë.

Hulumtimi ka treguar se 20 për qind e nxënësve konsiderojnë se prezervativi mund të ndihmojë vetëm në parandalimin e shtatzënisë, ndërsa nuk pret infeksion seksual të transmetueshëm, ndërsa 20 për qind e nxënësve konsiderojnë se tabletat kontraceptive do t’i mbrojnë nga infeksionet e transmetueshme seksuale.

“Një pjesë e grave shtatzëna aspak nuk shkojnë në kontrolle antenatale gjatë shtatzënisë, ndërsa një pjesë e madhe nuk i njohin me kohë simptomat lidhur me zhvillimin e komplikimeve në shtatzëni, që çon drejt gjendjeve serioze rrezikuese të fetusit dhe nënës”, tregojnë anketat dhe hulumtimet e Asociacionit të gjinekologëve dhe obstetrikëve.

Related posts

Tri herë në ditë pini këtë çaj: “Shëron” fshikëzën dhe lukthin, por pengon edhe rënien e flokëve

e-max

Vedat Osmani tregon se si një burrë i kërkoi numrin e telefonit përderisa ishte i veshur si ‘Teta Gjyli’

e-max

Sinani vallëzon me Beniadën, reagimi i Andrras merr vëmendjen

e-max