GazetaMax
Lajme

Joleski: Kritikat e ambasadores amerikane duhet t’i drejtohen politikës dhe jo gjyqësorit

Shkup, 21 Nëntor – Kritikat e ashpra të ambasadores amerikane Anxhela Ageler për mënyrën e zgjedhjes së Islam Abazit si shef të Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion sipas Kryetarit të Këshillit të Prokurorëve Publik, Antonio Jolevski, duhet drejtuar politikës dhe jo gjyqësorit. Ai nuk deshi të komentojë deklaratat e ambasadores, sepse siç tha  gjatë përgatitjes së Ligjit, propozimet e tij dhe të këshillit nuk janë marrë fare parasysh nga Ministria e Drejtësisë.

“Unë nuk i komentoj deklaratat e përfaqësuesve diplomatik. Ato janë deklaratat e tyre dhe konsideroj se ato duhet drejtuar drejt politikës dhe jo gjyqësorit sepse siç e keni lexuar, përmenden ndikime politike, do të thotë kjo pyetje duhet të drejtohet te dikush tjetër që sjellë dhe propozon ligje. Ne i zbatojmë ligjet”, tha Antonio Jolevski, kryetar i Këshillit të Prokurorëve.

Përkundër shqetësimeve të Ambasadës Amerikane, kryeministri, Dimitar Kovaçevski, nuk ndjen përgjegjësi, madje drejton kritika ndaj sistemit gjyqësor në vend.

“Prokurorët mund të ju thonë në qoftë se zgjedhja e shefit të Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion është realizuar sipas të gjitha standardeve dhe parimeve të qeverisjes së mirë. Këtë mund ta thonë vetë prokurorët apo këto institucione, duke përfshirë edhe institucionet ndërkombëtare, të cilat kanë marrë pjesë në realizimin e reformave të sistemit të prokurorisë në vend. Konsideroj që këtij sistemi i duhen ende reforma dhe zhvillim. Do t’ju tregoj një të dhënë se sistemi gjyqësor në vend ka kredibilitet vetëm 8 për qind, konsideroj se para tyre është një punë e madhe dhe duhet të tregohen që qytetarët dhe institucionet mund të besojnë në ata”, u shpreh Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

Ditë më parë ambasadorja e re e SHBA-së në Shkup, Ageler në një prononcim për 360 gradë shprehu hapur pakënaqësinë për mënyrën sesi Islam Abazi u zgjodh në krye të Prokurorisë, e cila duhet të udhëheqë luftën kundër krimit dhe korrupsionit. “Ambasadës së SHBA-së rezultatet i duken të çuditshme, veçanërisht pasi kemi shpenzuar miliona dollarë gjatë viteve të fundit për trajnimin e prokurorëve dhe të tjerëve në sistemin e drejtësisë. Qytetarët e Maqedonisë së Veriut meritojnë një sistem të pavarur të drejtësisë në të cilin pozitat plotësohen sipas meritës dhe cilësisë, përmes proceseve transparente, pavarësisht nëse janë në prokurori, gjyqësor apo në ndonjë institucion tjetër publik. Ndërhyrja politike nuk ka vend në këto procese. Ata që do të ndërhyjnë përmes presionit, kërcënimeve apo marrëveshjeve korruptive do të thirren dhe do të mbahen përgjegjës nga qytetarët”, theksoi Ageler. Ndërkohë Abazi ka mohuar të gjitha akuzat, duke shtuar se për zgjedhjen e tij në krye të Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit nuk ka pasur ndikime politike./

Related posts

Mungesa e gjykatësve, Ademi: Deri në fundvit do të mungojnë 218 gjykatës

Gazetamax.mk

Kolona të mërgimtarëve në Dheun e Bardhë, arrin në 3 mijë metra

Gazetamax.mk

Dy të akuzuar kishin ardhur pa avokat, shtyhet seanca për spitalin modular

Gazetamax.mk