Sunday, April 19, 2026

Lajmi në kohë reale

Jon Fejzullahu shkëlqen në Selanik fiton turneun Vardaris 2026 pa asnjë humbje

Një sukses i madh për talentin e ri të shahut Jon Fejzullahu. 12 vjeçari nga vendi ynë ka triumfuar në turneun C për lojtarë deri në 1600 rejting në kuadër të turneut ndërkombëtar Vardaris 2026 që u mbajt në Selanik.

Joni e mbylli garën me 6 pikë nga 7 ndeshje duke mos pësuar asnjë humbje dhe duke dominuar ndaj kundërshtarëve të tij. Performanca e tij e sigurt dhe e qëndrueshme i solli jo vetëm vendin e parë por edhe 76 pikë të reja në rejting çka e afron edhe më shumë drejt niveleve më të larta të shahut.

Ajo që e dallon Jon Fejzullahun nuk është vetëm rezultati por edhe pasioni i jashtëzakonshëm për lojën e shahut. Energjia e tij dashuria për çdo parti dhe entuziazmi me të cilin analizon çdo lëvizje tregojnë qartë se kemi të bëjmë me një talent që premton shumë për të ardhmen.

Ekipi i tij tashmë është i fokusuar në analizimin e ndeshjeve për të identifikuar hapësirat për përmirësim dhe për ta përgatitur për sfida edhe më të mëdha. Sfida e radhës për Jonin do të jetë turneu Berger Kalorësi i Vogël 2026 për fëmijë deri në 12 vjeç ku ai pritet të jetë një nga pretendentët kryesorë për vendin e parë.

Urime të veçanta shkojnë edhe për nënën e tij Adrianën e cila është mbështetja dhe forca më e madhe në rrugëtimin e tij drejt suksesit.

Historia e Jon Fejzullahut sapo ka filluar por hapat që po hedh tregojnë se e ardhmja e tij në shah pritet të jetë e ndritur.

Latest Posts

Mos e humb lajmin