GazetaMax
Lajme

Jotova: Dëshirojmë garanci për të drejtat e bullgarëve të Maqedonisë

Shkup, 12 shtator – Aspekti kryesor i politikës së jashtme bullgare dhe evropiane është zgjerimi i Bashkimit Evropian e veçanërisht perspektiva evropiane e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe marrëdhëniet e saj me Bullgarinë, deklaroi nënpresidentja bullgare, Ilijana Jotova gjatë pjesëmarrjes në Shkollën politike “Dimitar Panica”.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Sofja, Jotova potencoi se secili që dëshiron të bëhet pjesë e familjes evropiane duhet ta kuptojë se ajo nuk është bankë dhe as donator, por liri dhe mbrojtje e të drejtave të njeriut.

“Dëshirojmë garanci për të drejtat e bullgarëve të Maqedonisë, për fqinjësi të vërtetë, respektim të historisë, ndërsa si sukses të politikës së jashtme bullgare e potencoi mbrojtjen e pozitës bullgare për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut”.

Ky është shembull se si mund të arrihet sukses kur punohet me të gjitha institucionet dhe partitë politike në Bullgari”, tha Jotova.

Zgjerimi i BE-së drejt Ballkanit Perëndimor prek edhe një çështje tjetër të madhe – Bosnjë e Hercegovinën, Serbinë, Kosovën. Kjo nyje, sipas zëvendëspresidentes së Bullgarisë, mund të zgjidhet vetëm me një perspektivë të qartë për këto vende dhe sinjali duhet të vijë nga BE-ja, përndryshe ato do të mbeten gjithmonë pika konflikti. Jotova beson se lidershipi i fortë është i nevojshëm mes politikanëve evropianë. Ajo theksoi se politika e jashtme është e lidhur ngushtë me politikën e sigurisë dhe theksoi temën e politikës me migrimin të BE-së, për të cilën nuk ka arritur të gjejë zgjidhje adekuate për tetë vjet.

Jotova potencoi edhe se politika e jashtme mungon nga debati publik, në mesin e temave kryesore në fushatën zgjedhore në Bullgari dhe potencoi se vendi shpesh vuante nga vendime të huaja dhe se nuk është përpjekur të jetë pjesë e plotë e procesit evropian dhe global të vendimmarrjes.

Related posts

Haraçi në gjak

Gazetamax.mk

BQE-ja vazhdoi mundësinë e përdorimit të repo-linjës prej 400 milionë euro deri në vitin 2024

Gazetamax.mk

LSDM: Dështoi edhe një skenar i VMRO-së dhe Levicës për shkaktimin e incidenteve

Gazetamax.mk