GazetaMax
Lajme

Joveva: Negciatat mes Shkupit e Brukselit tashmë realitet

Lubljana, 7 Tetor – Eurodeputetja nga Sllovenia, Irena Joveva, përmes një videomesazhi uron hapjen e negociatave të Maqedoninë e Veriut me Bashkimin Evropian dhe jep mbështetje për procesin e integrimit evropian të vendit.

“Është e rëndësishme të qëndrojmë të vendosur në rrugën evropiane dhe qytetarët e Maqedonisë së Veriut të dinë se integrimi evropian i vendit është realitet, i cili është i realizueshëm me përkushtim të përbashkët në procesin e negociatave dhe të punohet në agjendën e reformave”, tha Joveva në fjalim.

Ajo kujton se negociatat me Bashkimin Evropian janë të hapura dhe tashmë kemi filluar një fazë të re në integrimin evropian, që kërkon një angazhim të fortë dhe vullnet politik për zbatimin e shpejtë dhe efikas të reformave.

Joveva thotë se Maqedonia e Veriut ka aleatë dhe shumë miq në BE dhe se të gjitha përpjekjet ia vlejnë sepse perspektiva evropiane e Maqedonisë së Veriut është reale edhe krahas vendimeve të vështira, për shkak të të cilave qytetarët e kanë të vështirë të besojnë se gjithçka po ecën përpara.

“Maqedonia e Veriut ka vërtet shumë aleatë, shumë miq këtu në BE, ndërsa ajo që është më e rëndësishmja bashkëpunimi mes nesh. Për ndarje kombëtare madje edhe partiake këtu nuk ka vend. A ka vend për Maqedoninë e Veriut në BE – Ka”, tha Joveva.

Ajo thotë se tani nuk është koha për barriera. “Tani është momenti i duhur që të shfrytëzohet mundësia dhe me kapacitet të plotë të vendosni një ritëm të mirë të zhvillimit të negociatave, për realizimin e qëllimit të vendosur – Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e BE-së deri në vitin 2030”, tha Joveva.

Related posts

Fillon polemika pas refuzimit të nismës për Referendum

Gazetamax.mk

Të shpejtohet apo jo/ Maqedonia me tre shpejtësi lidhur me ndryshimet kushtetuese

Gazetamax.mk

Aksident i rëndë tek ura e Zhelinës, ka të lënduar

Gazetamax.mk