GazetaMax
Ballina

Ju prezantojmë Adea Shabanaj që ia thotë ëmbël potpurisë popullore

Një super potpuri popullore sapo e ka sjellë këngëtarja Adea Shabanaj, që besoj do të këndohet e dëgjohet në të gjitha ahenxhet shqiptare. Adea ia thotë mjaft bukur këngës shqipe duke ditur se është lindur dhe rritur në Norvegji ku edhe jeton, ndërsa origjina e saj është Peja. Nuk është e panjohur pasi ajo njihet me coverat mjaft të bukur që ajo i ka kënduar që në vitin 2020 e ku një vit më pas solli projektin e saj të parë. Kjo potpuri që do keni mundësi ta ndiqni dhe në linkun poshtë është projekti i saj i 8-të me rradhë. E ëmbla Adea ka bashkëpunuar me Nexhi Vuniqi i cili ka orkestruar potpurinë, e video realizuar e përshtatur bukur nga EdiEntertainment e veshja nga Salloni Nusërie ZK. Vajza sapo është diplomuar në drejtimin Ekonomi dhe Administratë Biznesi, e muzikës që po i ecën mjaft mirë thotë që e ka vetëm hobi për momentin. Ajo ka mjaft ftesa gjatë verës nëpër ahengje familjare, dasma e kanagjeqe, ndërsa po mendon ndoshta dhe një projekt të ri deri në fund të verës.

Related posts

Ju njohim me këngëtarin Kushtrim Thaqi, gati një super projekt nga Nurtel

Gazeta Max

Drejtoresha Aliti: Nuk ka kapital rus në shoqatat dhe në shtëpitë e brokerimit

Gazeta Max

Tre muaj nuk është mbajtur seancë për “Llaskarcën” – Nëse nuk ka seancë brenda 90 ditëve, gjykimi nis nga fillimi

Gazeta Max