GazetaMax
Ballina

Ju prezantojmë yllin e ri në skenën shqiptare Barbara

Eshtë e talentuar mjaft e re madje zëri dhe interpretimi i saj ka ngacmuar të shkruajnë edhe mediat e huaja. Po flasim për yllin e ri të skenës shqiptare Barbara, e cila ka lindur dhe jeton në Austri por me origjinë është nga Theranda. Ajo sapo ka ardhur me projektin “Favorite ” ku për muzikën janë kujdesur Zzap dhe Chriss, dhe teksti i këngës nga Monda dhe ka një klip mjaft të përshtatur nga Macro Film, dhe këngëtarja e re duket mjaft me stil. Mësojmë se ajo kur ka qenë fare e vogël ka pasur talentin e këngës dhe ka qenë mësuesja e saj ku në mbarimin e klasës së tetë e ka zbuluar dhe e ka ftuar të këndoj para shkollës. Po kjo mësuese ka takuar prindërit e Barbarës për tju treguar atyre se vajza ka talent dhe duhet të merret patjetër me muzikë. Ajo e ndjek muzikën e huaj dhe atë shqiptare, e ndërsa ëndrra e saj është të bëhet nje ditë si Dua Lipa. Kur ne e kemi pyetur se me kë do të kishte një duet ajo na ka treguar me Kidën, ndërsa përveç familjes edhe shoqëria e përkrahin mjaft yllin e ri të muzikës Barbara.Ne ju ftojmë ta dëgjoni e ta klikoni këngën e saj që padiskutim siç dhe quhet kënga do të jetë një hit favorit për ju.

Related posts

LSDM bëhet gati për lider të ri, pretendent Filipçe, Petrovska, Bogoev dhe Despotovski

Gazetamax.mk

Djersiteni shumë gjatë natës, ja nga cila sëmundje mund të vuani

Gazetamax.mk

Fruti që ju qetëson nervat dhe përmirëson humorin, konsumojeni patjetër

Gazetamax.mk