GazetaMax
Kuriozitete

Juventusi identifikon Pulisicin si zëvendësues të Dybalas

Sulmuesi anësor i Chelseat, Christian Pulisic ka përfunduar në listën e dëshirave të Juventusit.
Babai i Pulisic pranoi këtë javë se po shqyrtonte opsionet e tij pas një sezoni të vështirë në Londër.
Situata e tij jo e qëndrueshme te Blutë ka bërë që Pulisic të përfundoj në listën e dëshirave të disa klubeve të njohura evropiane.
Sipas gazetës italiane Tuttosport, Juventusi po i ndjek nga afër zhvillimet e të ardhmes së Pulisicit.

Bianconerët e shohin Pulisicin si një zëvendësues të mundshëm të Paulo Dybala, i cili do të largohet kur kontrata e tij skadon në qershor.
Pulisic ka nisur vetëm dhjetë ndeshje në Ligën Premier për Chelsean këtë sezon dhe ka një marrëveshje deri në vitin 2024. 

Related posts

Van Der Sar vijon kontratën me Ajaxin deri në vitin 2025

Gazeta Max

Ka nisur Kuvendi Zgjedhor i FFK-së, opozita nuk merr pjesë dhe paralajmëron konferencë për shtyp

Gazeta Max

Indrit Çullhaj superiorë në europianin e Bullgarisë

Gazeta Max