GazetaMax
Lajme

Kaevski: Në kohë krize e gjithë bota bashkohet, vetëm te ne VMRO-DPMNE bllokon

Shkup, 10 maj – Kuvendi tani përsëri është në fokusin e opinionit sepse një pjesë e opozitës e udhëhequr nga VMRO-DPMNE ka vendosur të bojkotojë punën në Parlament, derisa të bie ky pushtet, informon Zhurnal.

Sipas asaj që thotë zëdhënësi dhe deputeti i LSDM-së, Darko Kaevski, në”Utrinski Brifing”, më tepër se 60 ligje janë bllokuar në Kuvend përmes komisioneve. Sipas tij, bllokimi nuk është diçka e re, por këtë herë vetëm se u zyrtarizua nga Mickoski.

“Ligji për mësimdhënës dhe po pret më tepër se një vit që të transformohet marrdhënia e punës nga e përcaktuar në kohë të papërcaktuar. Bëhet fjalë për 4,700 njerëz. Të bllokuara janë dhe ligje që kanë të bëjnë me punën e komunave, por kur opozita ka fituar një pjesë të madhe të komunave, këto ligje në mënyrë magjike u zhbllokuan”, thotë Kaevski.

Ai paralajmëron se të gjitha ligjet që janë të rëndësishme për qytetarët do të vendosen në rend dite në komisione. Deri tani deputetët nga pushteti kanë kërkuar nga deputetët e opozitës të dorëzojnë amandamente dhe të debatohet për vërejtjet e tyre, por sipas tij, nuk ka patur rezultate.

“Ne gjendemi në një situatë të vështirë, kur zgjidhim kriza dhe probleme me Bullgarinë, ndërsa në vend do të duheshte të kemi një atmosferë më të qetë. Për këtë themi se nuk do të lëvizim sipas shantazheve të opozitës, tani nuk është koha për zgjedhje, ndërsa zgjedhjet do të mbahen atëherë kur e kanë kohën”, thotë Kaevski duke shtuar se anketat që publikon opozita, janë të porositura./Zhurnal.mk

Related posts

Shpërthen zjarr në Ministrinë e Kulturës, nuk ka të lënduar

Gazetamax.mk

Nikolovski: 1 Maji, simbol i guximit dhe vendosmërisë

Gazetamax.mk

Stokomak kërkon falje dhe heqë nga shitja narezakun me mish derri (foto)

Gazetamax.mk