GazetaMax
LIFESTYLE

Kafja ul rrezikun e infarkteve në zemër

Çdokush mund ta reduktojë rrezikun e sulmeve në zemër apo infarktit thjesht duke pirë një filxhan kafe më shumë në ditë, sipas një studimi të ri.
Studimi thotë se me çdo filxhan kafe, pija ul rrezikun e sulmeve në zemër me 8 për qind, dhe infarktin me 7 për qind.
Thjesht duke pirë dhe një kafe më shumë në ditë mjafton të reduktojë rrezikun dhe studimi i publikuar nga American Heart Association thotë se nuk ka një kufi sa duhet të konsumoni.
Ky studim i bashkohet provave të tjera se pija ka përfitime të mira shëndetësore, dhe lufton disa lloje kancerësh, lehtëson dhimbjet e kokës, ndihmon në rënien në peshë dhe jetoni më gjatë.
Disa fakte të studimit:

Tre kafe në ditë ndihmojnë të jetoni më gjatë
Katër kafe në ditë përgjysmon rrezikun e kancerit të gojës
Studimi tregon se ata që pijnë një kafe një orëe para stërvitjes, ushtrohen më gjatë.
Kafja të ndihmon të humbësh peshë, pasi përmban disa substanca që ndikojnë ne metabolizëm.
Është një ilaç kundër dhimbjeve, sidomos ekspresi
Ndihmon me dhimbjen e kokës. Kombinim i aspirinës me kafeinë është më mirë se vetëm aspirinë.
Kafja të ndihmon në parandalimin e kancerit të mëlçisë.

Related posts

E keni dëgjuar ” Miliona njerëz” ardhur nga Arben Tahiri?

e-max

Ndaloni së punuari pas moshës 40 vjeç, udhëtoni…

e-max

13 mënyrat si ai ju thotë të dua, pa zë

e-max