E keni dëgjuar ” Miliona njerëz” ardhur nga Arben Tahiri?

Date:

Personazhi ynë quhet Arben Tahiri dhe jeton me familje në Gjermani, por me origjinë është nga Vushtria. Arbeni që kur ishte i vogël është marrë me muzikë duke qenë i ftuar kudo në gëzimet dhe ahengjet familjare, por ka 5 vjet siç tregon ai është thirrur në rrugën e Zotit dhe tashmë ai këndon vetëm ilahi. Projekti më i ri është mjaft i bukur ardhur në muajin e shenjtë të Ramazanit, pasi ai thotë se e zbukuron këtë muaj, dhe mban titullin ” Miliona njerëz ” ku ka nisur të dëgjohet mjaft. Siç na rrëfen Arbeni ai për këtë projekt është frymëzuar kur ka vizituar këtë xhami e vend të shenjtē, Umre e atë dashni e ka sjellë, e ku mësojmë se projekti është punuar nga Bajrush Berisha të cilin e falenderon, e teksti nga Gazmend Krasniqi ku gjithmonë kujdeset për tekstet e projekteve të tij. Ndërsa ilahia e parë e Arben Tahiri ka qenë një cover me titull ” Malli për nënë” ku i kishte marrë leje Nisret Krasniqit e projekti i fundit është i pesti me rradhë që ne ju ftojmë ta dëgjoni në linkun më poshtë. Njëkohësisht ai ka edhe kanalin e tij në Youtube me emrin Arben Tahiri_ Official ku mund ta ndiqni e të shihni e dëgjoni çdo projekt të tij.

e-max
e-maxhttp://gazetamax.mk
www.gazetamax.mk

SHPËRNDAJE

TË FUNDIT

Lajme të ngjashme
Lajme

Ringjallja e VMRO-së dhe bashkimi i dy “kryeneqëve”!

Nga Destan JONUZI Ali Ahmeti ende mbanë primatin e të...

Artis Kastrati shqiptari mjaft i respektuar në Festivalin e Cannës mes yjeve

Zemra na bëhet mal kur shohim se si personazhë...

Një Kolanë veprash më shumë se shkencë

Tetë vëllimet e profesor Ismail Ahmedit tashmë kanë zënë vend në...

Ju prezantojmë Celi Uka, një yll në ngjitje i muzikës

Ai jeton dhe vepron në Zvicër, por mësojmë se...