GazetaMax
Lajme

Kandidati i koalicionit AKI për Çashkë, Suat Shaqiri të shtunën takon mërgatën në Itali

Në një hap të rëndësishëm për të ardhmen politike dhe zhvillimore të komunës së Çashkës, Suat Shaqiri nga koalicioni AKI pasiqë ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për kryetar të Komunës së Çashkës, ka njoftuar se do të takojë mërgatën në Itali.

Në një njoftim drejtuar mërgimtarëve nga Çashka, Shaqiri ka shprehur nderin dhe kënaqësinë që për herë të parë do të paraqitet si kandidat për këtë post, duke theksuar rëndësinë e dialogut me diasporën dhe bashkëpunimit për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për komunën.

“Vullneti juaj është forca ime dhe shpresa jonë e përbashkët që një ditë të kemi fatin tonë në duart tona,” – është shprehur Shaqiri në ftesën publike.

Me këtë rast, ai ka ftuar të gjithë qytetarët e interesuar për një takim të hapur, i cili do të mbahet:

📍 E shtunë, ora 20:00
📌 Salla e Sindikatës, Piazza Franco Basile 3, 01017 Tuscania, Itali

Gjatë këtij takimi, do të diskutohen çështje kyçe që lidhen me zhvillimin e komunës, mirëqenien e qytetarëve dhe sidomos të rinisë, duke theksuar rolin e rëndësishëm të mërgatës në këtë proces.

Shaqiri ka theksuar se ky angazhim politik buron nga dëshira për t’i dhënë zë qytetarëve dhe për të krijuar një model të ri qeverisjeje, të bazuar në transparencë, përfshirje dhe zhvillim të qëndrueshëm.

Related posts

Nga toka e ajri, vijojnë kërkimet për kumanovarin në Zhelinë

Gazeta Max

Pal Lekaj thotë se do të kërkohet që Ramush Haradinaj të kthehet në udhëheqje të shtetit

Gazeta Max

Grenell: Një gazetar në Tiranë m’i tregoi përgjimet, dëshmitë ndaj Thaçit u tërhoqën sepse u manipuluan nga Jack Smith

Gazeta Max