Këngëtarja Eranda Libohova ishte e ftuar në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan”, u pyet nga “gazetarja” e vogël Debora nëse bashkëjeton në të njëjtën shtëpi me motrën e saj, Irma Libohovën.
Eranda, si një personazh që i kushton këngë dashurisë, nuk mund të mos shfaqte hapur dhe dashurinë që ka për familjen e saj. Ajo tregoi se jeton në një shtëpi së bashku me motrën e saj Irmën, e me djalin e kësaj të fundit. Kjo shtëpi nuk është dosido nga ajo se çfarë tregon Eranda, por shtëpia e fëmijërisë së tyre, banesa ku ato u lindën dhe u rritën, për të vijuar jetesën mes mijëra kujtimesh.
Debora: Tani unë dhe motra ime zihemi e pajtohemi shumë shpesh. Po ti dhe motra jote, a ziheni e pajtoheni?
Eranda Libohova: Po patjetër. Unë me motren zihem. Jam zenë e me vëllain. Imagjinoni të jeni 5 fëmijë, se sa shumë debate dhe grindje mund të ketë në shtëpi. E rëndësishme është që në fund pajtohesh.
Debora: Po ti dhe Irma a jetoni në të njëjtën shtëpi?
Eranda Libohova: Po ne jetojmë në një shtëpi të madhe, private, në rrugën e Durrësit, aty ku kemi lindur dhe jemi rritur. Unë jetoj në katin e parë, Irma në katin e dytë, djali i Irmës në katin e tretë. Ne jemi një familje shumë e madhe, me nipër, mbesa, stërmbesa, edhe bëhet një atmosferë aq e bukur në atë shtëpi tonë, sa nuk di c’të të them.
Debora: Kaq të pandarë jeni ju?
Eranda Libohova: Po patjetër, se ne jemi motra.