GazetaMax
Lajme

Kasami me porosi nga “Bregu i Diellit”: Problemet e Tetovës po i zgjidhim një nga një

Kryetari aktual i Komunës së Tetovës dhe kandidati për mandatin e dytë Bilall Kasami, nga koalicioni VLEN, ka vizituar sot lagjen Bregu i Diellit, ku zhvilloi një bashkëbisedim me banorët dhe pa nga afër investimet e realizuara në përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm.

Gjatë vizitës, Kasami njoftoi se nesër nisin punimet për rikonstruktimin e rrugës kryesore të lagjes – një kërkesë e kahershme e banorëve të zonës.

“Vizitova Bregun e Diellit për ta parë punën e madhe që është bërë me ujin e pijshëm. Bashkëbisedova me banorët dhe u dhashë lajmin e mirë se nesër fillojnë punimet për rikonstruimin e rrugës kryesore të lagjes, duke zgjidhur një tjetër problem të këtyre banorëve.Problemet e Tetovës po i zgjidhim një nga një”, u shpreh Kasami para banorëve.

Koalicioni VLEN, pjesë e të cilit është edhe Kasami, ka shpalosur një platformë që fokusohet në zhvillimin urban, transparencën dhe qeverisjen efikase në nivel lokal.