Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka njoftuar për përfundimin dhe promovimin e një projekti të rëndësishëm infrastrukturor në lagjen Drenovec, duke theksuar vazhdimësinë e realizimit të premtimeve ndaj qytetarëve.
Sipas Kasamit, rrugët, 152, 153, 154 dhe 155 në lagjen Drenovec të Tetovës, janë një investim që përfshin gjithsej pesë rrugë me një sipërfaqe prej 5,478 metrash katrorë.
Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, në njoftimin e tij theksoi se ky është një tjetër premtim i mbajtur ndaj qytetarëve, duke vënë në pah angazhimin e vazhdueshëm të komunës për zhvillimin urban dhe rritjen e cilësisë së jetesës.
Njoftimi i plotë:
Promovimi i rrugëve 152, 153, 154 dhe 155!5 rrugë, me një sipërfaqe prej 5478m! Ta gëzojnë banorët e lagjes Drenovec!Edhe një premtim i mbajtur!
