GazetaMax
Ballina Lajme

Kasami pas takimit me Mickoskin: Taravari është vetë-përjashtuar nga VLEN dhe Qeveria

Drejtuesit e koalicionit VLEN kanë zhvilluar sot një takim me kryeministrin Hristijan Mickoski në ambientet e ndërtesës së Kuvendit në Shkup.

Pas takimit, kryetari i Lëvizjes BESA, ka zbuluar për gazetën LAJM, disa nga detajet e bisedës me Mickoskin.

“Ishte takim i rregullt mes partnerëve të koalicionit qeveritar. U bisedua për zhvillimet e fundit politike. Ne si koalicion VLEN treguan qëndrimin tonë rreth situatës që është paraqitur dhe sigurisht që presin që në ditët në vijim të ketë edhe zhvillimet të tjera”, tha Kasami pas takimit.

Çfarë porosi morët nga kryeministri?

“Kryeministri do t’i shpreh vetë qëndrimet e tij, por ajo që është me rëndësi është se qëndrimi i koalicionit VLEN është se bashkëpunim me BDI-në dhe me qenë në qeveri është problematike”, u shpeh Kasami.

A do të përjashtohet Taravari nga Qeveria?

“Unë besoj që me veprimin e tij për të bashkëpunuar me BDI-në, ai është vetëlarguar edhe nga Qeveria sic është vetëpërjashtuar nga VLEN-I”, tha Kasami.

https://www.facebook.com/lajmtvonline/videos/1414243366663588/?ref=embed_video

Related posts

Mr.Farm. Sllavica Todorovska nga Hemofarm këshillon: Me kujdes zgjedhni ushqimin për më të rinjtë

Gazeta Max

Beniada i hip biçikletës, veshja e saj provokuese çmend vlonjatet!

Gazeta Max

Çfarë thotë Pendarovski për mobilizimin në Rusi?

Gazeta Max