GazetaMax
Lajme

Kasami për vizitë në Danimarkë

Tetovë, 6 Shtator – Pas fitores së Tetovës për së dyti herë, dhe pas punës për rindërtimin dhe zhvillimin e qytetit të Tetovës, Bilall Kasami do të udhëtojë për një vizitë pune në Kopenhagen të Danimarkës.

Nga Lëvizja BESA bëjnë me dije se Kasami pritet të takohet me shumë mërgimtarë shqiptare që jeton atje. Qindra shqiptarë e shqiptare nga qytete të ndryshme të RMV-së kanë shprehur dëshirë për ta pritur të parin e Lëvizjes BESA.

Sipas tyre entuziazmi i mërgatës është rritur pas dy fitoreve radhazi që shënoi ky subjekt ndaj Bashkimin Demokratik për Integrim mbrenda 8 muajve.

Takimet e Kasamit me mërgatën do të nisin, më 8 shtator, me ç’rast i pari i Tetovës do të përqendrohet te investimet që planifikon t’i thith për komunën që drejton.

Vizita do të vijojë deri më 11 shtator, kur Bilall Kasami do të vizitojë mërgatën shqiptare në Kopenhagen të Danimarkës.

Gjithashtu, Kasami do të takohet me personalitete shqiptare atje, OJQ si dhe klube të ndryshme. “Duket se fitorja e Tetovës dhe mposhtja e BDI-së ka mobilizuar shqiptarët dhe ka ngjallur shpresa për ndryshim, ndryshim ky i munguar tash e njëzet vite”, thonë nga ekipi i Kasamit.

Related posts

Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore: Qytetarët anokohen, mezi mbulojnë shpenzimet

Gazeta Max

Lirohen dy policë nga aksioni në “Tabanoc”

Gazeta Max

“Viz er”, “Lufthanza” dhe “Ejxhian” me oferta në tenderin për subvencione për fluturime të reja

Gazeta Max