GazetaMax
Lajme

Kasami shpërthen nga Tetova: Ata e futën komunën në 24 milionë borxh dhe i lanë qytetarët pa ujë

Në tubimin madhështor në Tetovë, kryetari i Komunës dhe njëri prej liderëve të VLEN-it, Bilall Kasami, solli para qytetarëve një pasqyrë të qartë të qeverisjes së kaluar dhe kontrastin me katër vitet e fundit. Ai theksoi se “administrata, ndërmarrjet publike dhe i gjithë funksionimi i Komunës ishin në gjendje të mjerueshme: punonjës që nuk vinin në punë, kontrata fiktive të shumta dhe mungesë e plotë vullneti për punë”.

Kasami theksoi se dallimi i qeverisjes është i dukshëm me ata të para katër vitesh.

Kasami foli edhe për Investimet në arsim dhe sport. Ai krahasoi dështimet e pushtetit të kaluar me projektet e realizuara gjatë mandatit të tij.

“Ata, me 24 milionë euro borxh, nuk ndërtuan stadium për Shkëndijën; Ne edhe e përgjysmuam borxhin, edhe nisëm ndërtimin e stadiumit”, tha Kasami.

Në arsim, sipas tij, bilanci është i qartë “Ata, me 24 milionë euro borxh, nuk bënë asnjë investim në infrastrukturën arsimore; Ne, me gati dyfish më pak borxh, po ndërtojmë tre shkolla dhe rregulluam dhjetëra të tjera”.

Ai përmendi edhe pishinat për nxënësit “Ne ndërtuam një pishinë, po ndërtojmë edhe dy të tjera, dhe siguruam mësim noti për çdo fëmijë të komunës”.
Kasami tha se këto investime nuk janë vetëm premtime të mbajtura, por themeli i një Tetove moderne. “Kjo është arsyeja pse tetovarët nuk do të kthehen më kurrë te ata që vetëm vodhën e lanë qytetin në borxh”.

Related posts

Mucunski për vizitë në Francë, realizon takime të rëndësishme atje

Gazeta Max

Ministria e Financave me porosi për fundvit për ekonominë globale dhe atë vendase

Gazeta Max

Shtyhet gjykimi për rastin “Besa Trans”

Gazeta Max