GazetaMax
Lajme

Kasami takohet me kryetarin e komunës së Leverkuzenit, Richrath

Leverkuzen, 4 nëntor – Kreu i Komunës Tetovës Bilall Kasami po qëndron këto ditë në Leverkuzen të Gjermanisë, ku po realizon takime me diasporën shqiptare si dhe me afarist të ndryshëm. Çaste më parë, në një postim në rrjetët sociale kreu i Tetovës ka njoftuar se sot ka realizuar takin me kryetarin e komunës së Leverkuzenit, Uwe Richrath. Sipas Kasamit, në takim është biseduar për diasporën shqiptare si dhe për projekte të ndryshme për Tetovën.

Ja postimi Kasamit:
“Vizitën në Gjermani🇩🇪e fillova me takimin me Kryetarit e Komunës së Leverkuzenit, z.Uwe Richrath. Me z.Richrath biseduam për diasporën shqiptare🇦🇱 në Leverkuzen dhe rëndësinë e saj për të gjithë ne duke theksuae se diaspora shqiptare është pjesa jonë më vitale që në momentet më të vështira është gjendur pranë nesh. Është bukur të shohësh sesi shoqëria shqiptare është integruar nëpër institucionet gjermane, storjet e suksesit padyshim na bëjnë krenar të gjithëve.

Më tej biseduam për thellimin e bashkëpunimit mes dy komunave dhe në veçanti atë transportit publik 🚌 🚐🚏në qytetin e Tetovës për të shkëmbyer përvoja më të mira evropiane për qytetin tonë. Komuna e Leverkuzenit është shembull rreth funksionalizimit dhe zhvillimit lokal, andaj ne po mundohemi të marrim përvojat më të mira evropiane 🇪🇺 për t’i vendosur në funksion në qytetin tonë. Gjithashtu u dakorduam që me Komunën e Leverkuzenit të bashkëpunojmë edhe në trajnimin e shoferëve, 🧑🏻‍✈️👩🏻‍✈️stafin si dhe zhvillimin e teknologjisë 👨🏼‍💻 në sferën e transportit publik.

Në fund, falenderova Kryetarin e Komunës për ndihmën dhe kontributin e dhënë në gjitha sferat dhe për kujdesjen maksimale të mërgatës tonë.”, ka shkruar Kasami.

Related posts

Limani me bashkëpunëtor kalojnë natë në qiell të hapur për mbrojtjen e pronave të qytetarëve

Gazetamax.mk

Ruskovska: Më kërcënuan që të kem kujdes, përndryshe do të përfundoj si Katica Janeva

Gazetamax.mk

Zjarrfikësit e Tetovës me 660 ndërhyrje në vitin 2022

Gazetamax.mk