GazetaMax
Lajme

Kasami: Tetovarët ndajnë dhimbjen me familjarët e viktimave në Koçan

Pas një minutë heshtje dhe vendosjes së luleve në sheshin “Iliria” në Tetovë, në nderë të 59 viktimave në Koçan, kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami tha se, ndajnë dhimbjen me familjarët e viktimave dhe se Tetova dhe tetovarët u qëndrojnë pranë.

“Jemi sot këtu që në emrin tim personal dhe të tetovarëve, të ndajmë dhimbjen me familjarët e viktimave të rastit në Koçan. Ne si Tetovë dhe tetovarë, qëndrojmë afër familjarëve të gjithë atyre të cilët vdiqën në rastin tragjik por edhe atyre të cilët janë të lënduar. Urojmë shërim të shpejtë dhe shëndet. Përkushtimin tonë si institucione se do të bëjmë të pamundurën që këto raste mos të përsëriten”, tha Kasami.

Related posts

Gjobiten 223 shoferë në Shkup, 35 për drejtim të automjeteve nën ndikimin e alkoolit

Gazeta Max

Lista e këshillatarëve të Aki-së në Dibër, bartës Artin Spahiju

Gazeta Max

Diskutohet heqja e çertifikatës për vaksinim në kufij

Gazeta Max