GazetaMax
Lajme

Kasami: VLEN është si një familje shqiptare – ka zëra, ka debat, por ecet bashkë

Kryetari i Lëvizjes BESA, pjesë e koalicionit VLEN, në një intervistë për emisionin On Time në TV Koha, ka thënë se dinamika brenda VLEN-it është e zakonshme dhe e natyrshme për një strukturë të tillë politike. Ai e krahasoi situatën në koalicion me një familje shqiptare tradicionale, ku nuk mungojnë debatet dhe diskutimet mes vëllezërve.

“Në VLEN po ndodhin gjëra që ndodhin në një familje pak më të madhe, ashtu siç kanë qenë dikur familjet tona shqiptare. Kemi debate, biseda mes vëllezërve për shumë gjëra, ndonjëherë edhe për gjëra banale,” u shpreh ai.

Ai theksoi se koalicioni VLEN përbëhet nga katër parti politike të regjistruara dhe një lëvizje politike – Vetëvendosje – duke nënvizuar se një përbërje e tillë sjell një diversitet të lartë, si në profil, ashtu edhe në interesa dhe struktura organizative.

Related posts

Mariçiq: Kemi kërkuar që vendi të bëhet pjesë e rrjetit europian të migracionit

Gazeta Max

Gruaja në timon hedh në ajër të moshuarën në vijat e bardha

Gazeta Max

Ndërron jetë 32 vjeçari nga Kumanova/ Familjarët: I dhanë terapi që i shkaktuan reagim alergjik

Gazeta Max