GazetaMax
Ballina

Katër poste të “Grupit të Zjarrit” kalojnë në duar të ASH-së

Aleanca për Shqiptarët, përveç dy ministrave, një zëvendëskryeministri dhe dy zëvendësministrave, do t’i takojnë edhe dy Sekretarë shtetëror. Duket se BDI është kujdesur që partnerit të ri të koalicionit t’i japë edhe tre poste që aktualisht udhëhiqen nga zyrtarë të afërt të “Grupit të Zjarrit”. Gazeta KOHA merr vesh se Sekretar shtetëror në Ministrinë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive dhe Sekretar shtetëror në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale do të emërohen kuadro të ASH-së, ndërsa partisë së Arben Taravrit do t’i takojë edhe Spitali për Sëmundje Psikike në Bardovcë.

Aktualisht, Sekretar shtetëror në MPPS është Resmi Ejupi nga Gostivari, i afërt i Nevzat Bejtës, ndërsa sekretar në Ministrinë që udhëhiqet nga Artan Grubi, është Adnan Ejup – njeri i afërt i Izet Mexhitit. Qamil Kovaçi, drejtori aktual i Spitalit për Sëmundje Psikike në Bardovc dhe njeriu i afërt i Blerim Bexhetit, do të zëvendësohet me kuadër të ASH-së, thonë për KOHA burime zyrtare në BDI. Ndryshe nga emërimi i ministrave dhe zëvendësministrave që bëhet nga Parlamenti, emërimi i Sekretarëve shtetëror bëhet nga vet ministrat.

Paraprakisht, BDI kishte hequr dorë edhe nga posti i zëvendësministrit në Ministrinë e Mbrojtjes, pozicion ky që udhëhiqej nga Bashkim Hasani, njeri i afërt i Nevzat Bejtës. Ndryshe, në seancën e sotme të Parlamentit për Propozimin për rikonstruimin e Qeverisë, duhet të konfirmohen dorëheqjet e ministrave, të votohet shkarkimi i ministrave dhe zëvendësministrave dhe të zgjidhen të rinj. Para deputetëve, kryeministri duhet të shpjegojë propozimin për rikonstruim, me të cilin kabineti i tij do të marrë katër ministra dhe pesë deputetë të rinj. Sipas nenit 221 të Rregullores së Kuvendit, Propozimin për shkarkimin e një anëtari të Qeverisë, kryetari i Qeverisë ia paraqet me shkrim kryetarit të Kuvendit dhe mund ta sqarojë atë. Pas propozimit për shkarkimin e një anëtari të Qeverisë, Kuvendi vendos në seancën e parë të ardhshme.

“Pas propozimit për shkarkimin e një anëtari të Qeverisë, hapet hetimi. Anëtari i Qeverisë për të cilin është paraqitur propozimi për shkarkim mund të deklarohet pas propozimit për 15 minuta, siç thuhet në nenin 221 të Rregullores së Parlamentit. Siç thuhet në nenin 94 të Kushtetutës, nëse kryetari i Qeverisë propozon shkarkimin e më shumë se një të tretës së anëtarëve të Qeverisë nga përbërja fillestare, Kuvendi vendos se si do të zgjedhë Qeverinë e re. (koha.mk)

Related posts

Majlinda Bregu: Procesi për integrimin e Shkupit dhe Tiranës në BE i vonuar

Gazetamax.mk

Si të shpëtoni nga fryrja, kapsllëku dhe thartira gjatë shtatzënisë

Gazetamax.mk

Si ta kuptoni nëse vuani nga mungesa e magnezit

Gazetamax.mk