GazetaMax
Lajme

KE: Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut të shmangin tensione të panevojshme

Shkup, 10 shkurt – Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut të promovojnë atmosferë të dialogut dhe të shmangin tensione të panevojshme. Kështu është thirrja nga Komisioni Evropian lidhur me ngjarjet e fundit mes Sofjes dhe Shkupit, informon Zhurnal.

“Me shumë vëmendje ndjekim zhvillimin e ngjarjeve lidhur me marrdhëniet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Komisioni Evropian rikujton në rëndësinë e marrdhënieve të mira fqinjësore. Në këtë kontekst, neovjiten përpjekje nga të gjitha palët që të promovohet atmosferë e dialogut dhe respekt të ndërsjellë dhe të shmangen tensione të panevojshme”, theksojnë nga KE.

Brukseli nuk ka komentuar ngjarjet në kufirin bullgaro-maqedonas më 4 shkurt. Thonë se nuk komentojnë hetime aktuale./Zhurnal.mk

Related posts

Nikolovski nga Tirana: Vazhdojmë të thellojmë bashkëpunimin me Shqipërinë

Gazeta Max

500 të pastrehë në Shkup, ëndërrojnë të kenë një çati mbi kokë

Gazeta Max

“Përderisa politikanët shqiptarë nuk ulen bashkë, politikanët maqedonas “përgatisin” skenare anti-shqiptare”

Gazeta Max